Teknologjia e prekjes

Teknologjia e prekjes

Imagjinoni të ecni nëpër rrugë thjesht duke marrë vibrime në këpucët tuaja. Apo të ndjesh shpime nga streçet e yoga, nëse provoni ushtrimin e jogës, Downward Dog.

Për më tepër imagjinoni sikur ndjeni gjërat që prekni në botën e realitetit virtual. Kjo quhet shkenca e haptic (lidhja me ndjesinë e prekjes), një lidhje mes teknologjisë dhe shqisës së të prekurit.

Për shumë prej nesh eksperienca jonë me haptics ka qënë e lidhur me një ddridhje në xhep kur vinte një mesazh në telefon, apo në disa lojëra. Por ekspertët thonë se teknologjia, e cila është zhvilluar shumë prej dekadash është gati për një procesor më të shpejtë, sensorë më të lirë dhe aparatura të realitetit virtual.

Disa nga produktet e ndërthurjes së teknologjisë me ndjesinë e prekjes janë këpucët smart ku sensorët haptic lidhen nëpërmjet bluetooth me aplikacionin e navigimit në smartphone-in tuaj dhe mund të jenë shumë të mira për të mos parë herë pas here telefonin për tu orientuar.

Kjo teknologji ka hyrë dhe në elektroshtëpiaket. Tashmë mund të ndizni sobën tuaj pa shtypur asgjë, por duke valvitur dorën tuaj në ajër dhe ndezja bëhet nëpërmjet valëve ultrasonike. Gjithashtu së fundmi ekzistojnë edhe dorashkat smart.

/ Top Channel

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli 24 Dhjetor, 2016 00:08