Temperaturat e larta, Mjekët: Qytetarët t’ju përmbahen rekomandimeve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 20:02

Temperaturat e larta, Mjekët: Qytetarët t’ju përmbahen rekomandimeve

Temperaturat e larta ndikojnë më tepër tek personat me sëmundje kronike dhe ato me sëmundje të mushëkrive.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar: Të mos dilet në ambiente të hapura nga ora 11 deri në 17, qtetarët të veshin rroba adekuate për këtë kohë, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqim më të lehtë, ndërsa të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë.

“Zakonisht tensioni i gjakut ulet në këtë kohë sepse qytetarët me siguri nuk konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe kjo rezulton me uljen e tensionit. Të sëmurët kronik , gjithashtu edhe personat me sëmundje të mushkërive në këto temperature kanë më tepër reaksione”, thonë nga ndihma e shpejtë.

Temperaturat e larta, qytetarët mundohen t’i “ikin” të nxehtit

Qytetarët mundohen ta tejkalojnë të nxehtin me kushtet që i kanë.

“Me kondicioner në shtëpi freskohemi”…

“Nuk ka kurrfarë kushte tek ne që të dalim dhe të freskohemi dikund, të shkosh në pishinë me familjen kushton shumë”…

“Me kondicioner”, thanë qytetarët për TVM2.

Temperaturat e larta, Qyteti i Shkupit: Ndihmojmë në freskimin e parqeve

Nga Qyteti i Shkupit thonë se në vazhdimësi po bëhen akcione në terren për freskimin e amientit, me vendosjen e sa ë shumë spërkatëseve në parqe e që dukshëm ndikojnë në frkimin e ambientit.

“Vazhdimisht I pastrojmë rrugët ,parqet janë me spërkatëse.Në asfalt nuk mund të ndikojmë më shumë por megjithatë mjedisi rreth rreth saj mundet të freskohet , dhe kjo është që mund ta përdorim për momentin në qytetin tonë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Temperaturat e larta, sinoptikanët: Priten ndryshime të temperaturave

Sinoptikanët thonë se gjatë ditëve në vijim na pret mot i ndryshueshëm me ulje të temperaturave

“Gjatë ditës së nesërme përsëri do të kemi mot të ngrohtë në orët e paradites ,pastaj do të fillojë të fryejë nga jugu. Në orët e pasdites do të kemi mot jostabil me ulje të temperaturave në perëndim të vendit, ndërsa nxehtë do të jetë në pjesët tjera të vendit. Nga e hëna deri të mërkurën do të kemi mot me vranësira dhe me rreshje të shiut”, thonë sinoptikanët.

Nga enti Hidrometeorologjik paralajmerojnë që gjatë fundjavës së ardhëshme temepraturat parashihet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 20:02