Tenistët rus dhe bjellorus, do të garojnë në “Roland Garros”?!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 20:10

Tenistët rus dhe bjellorus, do të garojnë në “Roland Garros”?!

Drejtoresha e turneut “Roland Garros”, Ameli Morzemo, ka konfirmuar se tenistet rus dhe ato bjellorus, do të mund të luajnë në turneun e dytë Grand Slam të sezonit.

Morezmo njoftoi se mund të ketë sanksione vetëm për tenistët që mbështesin presidentin rus Vladimir Putin.

“Është shumë e ndërlikuar dhe e vështirë për të marrë një vendim të drejtë. Ne i përmbahemi standardeve evropiane, madje edhe botërore. Ekipet ruse dhe bjelloruse u ndaluan të konkurrojnë, por jo atletët në garat individuale, kështu që tenistët do të mund të luajnë në Roland Garros”, tha drejtoresha e turneut.

Kujtojmë se “Roland Garros” është planifikuar që të nis më 22 maj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 20:10