Tensione para sfidës Ajax – Juventus, arrestohen 120 tifozë
Raportohet se 120 fansa të Juventusit janë arrestuar në Amsterdam, derisa tifozët e Ajaxit janë përplasur me Policinë, në incidente të ndara, raportojnë mediat italiane.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka konfirmuar se rreth 120 tifozë të Juventusit janë arrestuar pasi u janë gjetur objekte që nuk lejohen brenda stadiumit, transmeton Koha.net.
Raportohet se tek të arrestuarit janë gjet thika, kaçavida, shkopinj dhe sprejë. Derisa në një incident të ndarë huliganët e Ajaxit tentuan të sulmojnë Policinë jashtë stadiumit, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës e topa uji.
Ndeshja pritet të nisë në ora 21:00.