Tensionet në veri, reagon Rama: Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin territorial!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 10:49

Tensionet në veri, reagon Rama: Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin territorial!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet gjatë natës së kaluar në very të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp së bashku me homologun spanjoll Rama tha se qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrimin të ushtrojë të drejtën e saj territoriale.

Rama i ka bërë thirrje edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të mos ushqejë me justifikime e alibi grupe te caktuara në veri të Kosovës.

“Marrëveshja e dakordësuar duhet zbatuar” tha Rama.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 10:49