Terapia kundër virusit Korona, Filipçe: JO pacientëve me anomali të zemrës

Terapia kundër virusit Korona, Filipçe: JO pacientëve me anomali të zemrës

Terapia e kombinuar me klorkinin dhe azitromicin ka nisur të aplikohet por jo edhe te pacientët me anomali të zemrës, pasiqë tek ata paraqiten efekte të padëshiruara.

“Do të duhet të bëhen analiza të detajuara kardiologjike. Kjo u bë tek të gjithë pacientët. Te një pjesë është aplikuar terapia, ndërkaq për pacientët tjerë të cilët janë në mjekim shtëpiak jemi në fazën e përgatitjes së transportit të tyre deri në klinikën e sëmundjeve infektive. Në përputhje me statusin e tyre kardiologjik do të vendoset dhënia e terapisë në klinikë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 19:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.