Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Ballkan
  • Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Redaksia

Është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë këtë të mërkurë.

Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili gjatë lëkundjeve të fuqishme nuk mundi të dilte nga shtëpia. Grupet e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat 83-vjeçarin, i cili ka humbur jetën pak ditë më vonë në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme.

Një grup zyrtarësh të qeverisë me ministrin plotësuese të Brendshëm, Stelios Petsas, që kanë vizituar zonën kanë deklaruar se prej nesër qeveria do tu japë nga 300.000 euro bashkive në Tirnavo, Elasona dhe Farkadonas, në mënyrë që të shpërndajnë nga të paktën 600 euro banorëve, për të plotësuar nevojat e domosdoshme.

Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballësh shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.

Ndërkohë, sipas pamjeve dhe matjeve satelitore specialistët deklarojnë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi Thessalinë para katër ditësh terreni është deformuar dhe në shumë vende ka pësuar rrëshqitje deri në 39 cm.

Gjithashtu banoret e zones Zarkos deshmojne se ne shume prej tokave te tyre bujqesore jane hapur vrima te medha, nga te cilat ka edhe rrjedhje uji, fenomen qe sipas sizmiologeve ndodh shpesh gjate termeteve te fuqishme.

Continue Reading

Previous: Abazoviç: Lufta kundër krimit të organizuar vazhdon
Next: “Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”

Të ngjashme

tyjuetyj8949 Zenka: Dritan Abazoviç nuk po bën asgjë për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Zenka: Dritan Abazoviç nuk po bën asgjë për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Redaksia
radev-mitev Presidenti bullgar ia dha mandatin për krijimin e qeverisë bullgare kandidatit për kryeministër, Daniel Mitov nga GERB-UDF

Presidenti bullgar ia dha mandatin për krijimin e qeverisë bullgare kandidatit për kryeministër, Daniel Mitov nga GERB-UDF

Redaksia
BE BE: Pajtimi në Ballkanin Perëndimor do të bëhet bazuar në ligjet dhe parimet tona

BE: Pajtimi në Ballkanin Perëndimor do të bëhet bazuar në ligjet dhe parimet tona

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.