Tërmeti, nuk raportohet për viktima dhe dëme materiale

Desk
By Desk November 11, 2020 09:21

Tërmeti, nuk raportohet për viktima dhe dëme materiale

Për momentin nuk raportohet për dëme të shkaktuara materiale nga tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e së mërkurës rajonin e Gostivarit me epiqendër fshatin Leunovë, njofton Gostivari Sot

Lajmi bëhet i ditur nga Kryetari i komunës së Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski, i cili njoftoi që nga kontakti me banorët e këtij lokaliteti nuk ka pasur ankesa për dëme materiale.

Edhe nga pamjet e siguruara nga Gostivari Sot në fshatin Leunovë, nuk vërehen dëme të objekteve.

Operatori kujdestar pranë Qendrës për menaxhim e kriza njoftoi që janë paraqitur vetëm tre qytetarë por edhe ata nuk kanë paraqitur dëme që mund të jenë shkaktuar nga termeti, por vetëm kanë kërkuar informacione, nëse ka pasur termet, ku ka qenë epiqendra dhe sa ka qenë shkalla e termetit.

Pas tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të linjës telefonike, të internetit për më shumë se 10 minuta.

Sipas informacionit nga observatori sizmologjik pranë Fakultetit i Shkencave Natyrore dhe Matematikës, tërmeti me epiqendës Leunovën ishte me fuqi 5.5 të shkallës Rihterit në thellësi prej 8,5 kilometrash. Gostivari Sot

 

Desk
By Desk November 11, 2020 09:21