Tesla Model S me shpejtësi të lartë, ia tejkalon rivalit Porsche Taycan

Desk
By Desk April 22, 2020 22:52

Tesla Model S me shpejtësi të lartë, ia tejkalon rivalit Porsche Taycan

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Model S Performance e z për 2.5 sekonda, duke e bërë kështu një prej makinave më të shpejta që mbushen me rrymë.

Por, ashtu siç edhe të gjithë e dimë, Tesla asnjëherë nuk është e kënaqur me përformancën e veturave, të cilët i përditëson shumë shpesh.

Disa muaj më parë, në versionin Long Range Plus bëri një përditësim masiv, duke ia mundësuar autonominë deri në 630 kilometra.

Autonomia e versionit Persormance mbetet e njëjtë në 560 ashtu si ishte më herët, por ky version ka pësuar ndryshime në përformcë duke u bërë më i shpejtë.

Bëhet e ditur se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, tani ë zë për 2.3 sekonda, duke ia tejkaluar kështu rivalit Porsche Taycan, si një veturë shumë më e shpejtë.

Lidhur me konfigurimin e ri, nuk është bërë e ditur nëse makina ka pësuar ndryshime në pjesën harduerike apo në softuer, por vetëm se përformanca është edhe më e mirë. 

Desk
By Desk April 22, 2020 22:52