Testi PCR nuk është një mjet diagnostikues i rremë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Dhjetor, 2021 12:51

Testi PCR nuk është një mjet diagnostikues i rremë

Citati i Mullis, i cili shpiku metodën PCR në vitin 1985 dhe më pas fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1993, në të vërtetë nuk është i tij. Pretendimi bazohet në një tekst të shkruar nga John Lauritsen në dhjetor të vitit 1996 për HIV-in dhe AIDS-in,e  jo për Kovid-19. Lauritsen nuk thotë se testet PCR nuk funksionojnë, por shpjegon se ato i identifikojnë substancat në mënyrë cilësore, jo sasiore. Ndryshe nga pretendimet në postim, testet diagnostike molekulare, siç është testi PCR, janë standardi i artë si një metodë për identifikimin e infeksionit viral aktiv, si Sars Cov 2, në traktin respirator, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se testi PCR “nuk mund të zbulojë asnjë sëmundje dhe është një mjet diagnostikues i rremë”.

Vetë shpikësi K. Mulis tha se nuk mund të përdoret për diagnostifikim, por për shkak se profesori i blerë, Christian Drosten tha se mundet, ja, po përdoret për diagnostikim. Pra çdo gjë që bëhet bëhet me mashtrim. Sa i përket testit PCR, a nuk thanë nga CDC se do të tërhiqet më 31 dhjetor sepse nuk mund të mbështeteshim në të për saktësi në diagnostikim, thuhet në postimin të cilin po e recenzojmë.

Këtu janë numëruar disa pretendime të pasakta.

Për shembull, se testi nuk mund të përdoret për diagnostikim dhe se është mashtrues. Citati i Mullis, i cili shpiku metodën PCR në vitin 1985 dhe më pas fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1993, në të vërtetë nuk është i tij.

Ky pretendim është marrë nga një tekst i shkruar nga John Lauritsen në dhjetor të vitit 1996 për HIV-in dhe AIDS-in,e  jo për Kovid-19. Lauritsen nuk thotë se testet PCR nuk funksionojnë, por shpjegon se ato i identifikojnë substancat në mënyrë cilësore, jo sasiore.  Se testi PCR në fakt i zbulon sekuencat gjenetike të virusit, e jo vetë virusin.

PCR identifikon substancat në mënyrë cilësore, por në natyrën e tij nuk është i përshtatshëm për vlerësim sasior. Edhe pse ekziston një keqkuptim i zakonshëm që në një mostër virale numërohen viruset në gjak, këto teste nuk mund të zbulojnë viruse infektive të lira, por mund të zbulojnë vetëm proteina që besohet se janë unike për HIV-in. Testet mund të zbulojnë sekuenca gjenetike të viruseve, por jo edhe vetë viruset, shkruan në artikull.

Testi PCR është metoda e preferuar për testimin e Kovid-19 në mbarë botën. Një zëdhënës i Institutit Anglez të shëndetit publik i tha Reuters tha se:

Testet diagnostike molekulare, siç është testi PCR, janë standardi i artë si një metodë për identifikimin e infeksionit viral aktiv, si Sars Cov 2 (sëmundja Kovid-19), në traktin respirator. Këto teste janë të shpejta dhe japin rezultat në kohë reale.

Është me rëndësi të theksohet se zbulimi i materialit viral me PCR nuk do të thotë se virusi është plotësisht i paprekur dhe ngjitës, domethënë, i aftë të shkaktojë infeksion te njerëzit e tjerë. Për zolimin e virusit infektiv nga individët pozitiv nevojiten metoda të mëtejshme. Këto metoda mund të kryhen vetëm në laboratorë me kushte të veçanta dhe janë komplekse dhe kërkojnë një kohë më të gjatë.

Siç është sqaruar në uebfaqen e Qendrës së shëndetit publik Shkup, metoda e vërtetimit të pranisë së virusit në mostrën e pacientit kryhet në 2 hapa.

Hapi i parë është ekstraktimi automatik i ARN-së me ndihmën e një ekstraktuesi automatik të virusit me parimin e një metode moderne me grimca magnetike, që mundëson ekstraktimin e acidit nukleik viral të cilësisë së lartë.

Hapi i dytë është shumëzimi i ARN-së virale të izoluar dhe detektimi specifik i virusit në mostrën e marrë sipas pranisë së gjeneve të synuara specifike të Sars Cov 2 (gjenet N dhe E). Këto gjene janë gjene për proteinat strukturore që janë pjesë e strukturës së virusit dhe janë specifike vetëm për virusin Sars Cov 2 të familjes së viruseve SARS. Kjo metodë lejon që virusi të zbulohet me ndjeshmëri të lartë dhe e zbulon virusin tek një pacient kur ai është i pranishëm me një minimum prej 10 kopjesh të gjenit.

Paragrafi i mësipërm, i shpjeguar me terminologji të thjeshtë, në fakt do të thotë se testi PCR zbulon koronavirusin sipas gjeneve specifike vetëm për Sars Cov 2 – N dhe E të cilat gjenden vetëm te koronavirusi.

Është e vërtetë që një person mund të mos shfaqë simptoma ose të jetë asimptomatik, por është gjithashtu e vërtetë që mund të shfaqë simptoma serioze dhe të rënda për shkak të të cilave do të nevojitet hospitalizim. Kjo është arsyeja pse çdo person që rezulton pozitiv në testin PCR vendoset në izolim dhe pse monitorohen simptomat e tij. Kovid-19 është një sëmundje e paparashikueshme, siç dëshmohet nga numri i madh i vdekjeve si pasojë e përkeqësimit të gjendjes në vetëm pak orë.

Në postimin që po e recenzojmë gjithashtu në mënyrë të rreme pretendohet se Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve do e tërheqë nga përdorimi testin PCR në fund të dhjetorit, sepse dyshohet se nuk mund të mbështetemi në saktësinë e tij.

E vërteta është se në prag të vjeshtës u prezantuan rekomandime të reja nga Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. Këto rekomandime nuk nënkuptojnë se testi PCR deri më tani nuk ka qenë efektiv, por se agjencia rekomandon futjen e testeve të reja që mund të zbulojnë në të njëjtën kohë si Sars Cov 2  ashtu edhe gripin. Pra, të jenë për dy viruse, e jo vetëm për Kovid. Domethënë bëhet fjalë për zbulimin e dy viruseve të ndryshëm, pra testi do të detektojë nëse pacienti ka Kovid, nëse ka grip apo nëse i ka të dy viruset, gjë që është gjithashtu e mundur!

Pra, rekomandimi është të kalohet në përdorimin e një testi që mund të diagnostikojë dy viruse në të njëjtën kohë, dhe arsyeja për këtë është sepse do të mundësojë testime të vazhdueshme si për gripin ashtu edhe për Kovidin, për të kursyer kohë dhe burime në kulmin e sezonit të gripit. Detaje për këtë test mund të gjeni në këtë link.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, konsiderojmë se nuk është i vërtetë pretendimi se testi PCR është një mjet diagnostikues i rremë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Dhjetor, 2021 12:51