Testimet për coronavirus në ‘Zhan Mitrev’ po paguhen, Filipçe propozon që fondi t’i paguajë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 20:03

Testimet për coronavirus në ‘Zhan Mitrev’ po paguhen, Filipçe propozon që fondi t’i paguajë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “pacientët të cilët caktojnë testim për coronavirus në klinikën ‘Zhan Mitrev’ e paguajnë”.

“Testimet po paguhen. Sot përfundon analiza, kontrolli, mbledhjet e të gjitha laboratorëve që shfaqën interes dhe të cilët thanë se i përmbushin kushtet”, thotë Filipçe i cili shton se do të dorëzojë propozim në fond me qëllim që të rriten kapacitet e testimit.

Ai tha se testimet tani po kryhen në ISHP, ndërsa ministri javën e kaluar bëri të ditur se laboratori i Institutit të Veterinarisë i ka përmbushur kushtet dhe ka pajisje të duhur për testim.

Pacientët të cilët janë vërtetuar me coronavirus në ‘Zhan Mitrev’, janë kontrolluar edhe me një test në Institutin për Shëndet Publik.

Filipçe tha se krahas ‘Zhan Mitrev’, për testime kanë marrë oferta edhe nga disa privatë të tjerë dhe tha se fondi do të arrijë marrëveshjet me të gjithë që i përmbushin kushtet ndërsa për testim në ‘Zhan Mitrev’, pacientët thonë se kanë paguar 1.500 denarë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 20:03