Testohej në rrugë me borë, tingulli i Porsche Cayenne Coupe GT mbresëlënës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:56

Testohej në rrugë me borë, tingulli i Porsche Cayenne Coupe GT mbresëlënës

Më në fund, kjo makinë është parë edhe në lëvizje Vitin e kaluar, pas përpjekjeve të shumta, Porsche iu bashku grupit të makinave crossover duke e lansuar Cayenne Coup.,

Stili sportiv dhe përformanca e lartë, e bëjnë këtë makinë të jetë në gjendje që të rivalizojë edhe me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.

Por, me kalimin e kohës, është mësuar se Porsche është duke e përgatitur edhe një version tjetër më të fuqishëm, të quajtur Cayenne Coupe GT.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë këtë veturë, derisa testohej në rrugë me borë, si dhe nga afër derisa po qëndronte e parkuar.

Dukja që ka nuk e dallon shumë nga modeli aktual, mirëpo është shumë mbresëlënës tingulli që lëshonte.

Brenda Cayenne Coupe është motori me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, ndërsa në versionin TurboCoupe është motori që prodhon 541 kuaj fuqi.

Në këtë makinë, që ka edhe sistem të ri për nxjerrjen e gazrave, pritet të jetë një motor edhe më i fuqishëm dhe më mirë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:56