Tetë muaj burg për Betim Kasami, protestues në rastin “Monstra”

I akuzuari Betim Kasami është dënuar me burg prej tetë muaj për ngjarjet e dhunshme të 26 shkurtit kur protestohej kundër vendimit gjyqësor për rastin “Monstra”. Gjykata gjatë caktimit të dënimit, u shpreh se ka marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit. I akuzuari Betim Kasami, para gjykatës ka deklaruar se pranon fajin për vepër penale pjesëmarrje në masë të dhunshme. “Po, isha në protesta. E pranoj veprën. E pranoj veprën vullnetarisht. Pendohem për atë që kam bërë dhe lus gjykatën që të sjellë një vendim më të butë”, u shpreh i akuzuari Kasami, shkruan gazeta KOHA.
Përfaqësuesi i prokurorisë, prokurorja Marija Demirova-Panajotova, në argumentet përfundimtare kundër të akuzuarit Kasami, tha se gjendja faktike në këtë rast është e padiskutueshme dhe se i akuzuari kreu veprën penale, dmth kërkoi që ai të shpallej fajtor. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi nga gjykata që t’i marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ndër të tjera, dhe pasojat që ndodhën si rezultat i veprës së kryer (lëndim të 11 oficerëve të policisë). Avokatja Ivanka Jakimovska ndërkohë theksoi se i akuzuari Kasami është një person i ri i cili është në konflikt me Ligjin për herë të parë, dmth me masën e paraburgimit – ai e kuptoi se kishte gabuar. “Para jush është një person i cili me naivitet është futur në këtë çështje penale, me atë është edhe informacioni se ai hyri në këtë rast si roje i sigurisë. I larguar nga turma, ai nuk ka mundur të reagonte ashtu siç duhej të kishte reaguar”, tha avokatja Jakimovska.
Oficerët e policisë të cilët ishin pjesë e sigurimit të protestave kundër vendimit në rastin “Monstra”, u ndanë në drejtim të dëmtimit të kërkimit dhe përfshirjes në ndjekjen penale. Gjykatësi Marin Stanevski kryeson gjyqin për ngjarjet e dhunshme më 26 shkurt. Në seancën e mëparshme për këtë ngjarje, tre persona u dënuan me nga një vit burg secili, të cilës sipas akuzës, morën pjesë në protestat e dhunshme në 26 shkurt. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e të akuzuarit Fabio Idrizi, i dyshuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme kundër vendimit në rastin “Monstra”, paraqiti në gjykatë një listë dëshmitarësh në mënyrë që të hedhin poshtë akuzën e ngritur nga Prokuroria e Shkupit. (koha.mk)