Tetova voton, Palloshi: Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Gusht, 2022 17:05

Tetova voton, Palloshi: Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës

Bartës i listës së këshilltarëve nga radhët e PDSH-së, Visar Palloshi, ka folur para gazetarëve, pasi e ushtroi të drejtën e tij të votës.

Ai tha se pret që qytetarët të bëjnë ndryshime, duke shtuar se do të jenë zëri i tyre në Këshillin e Komunës së Tetovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Tetovën, pasi sot përfundon procesi demokratik që e kishim gjatë fushatës zgjedhore dhe shpresoj që qytetarët do ta bëjnë ndryshimin. Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës”.

“Presim numër të konsiderueshëm të këshilltarëve për të qenë pjesë e shumicës në këshillin e komunës”, tha mes tjerash Visar Palloshi.

Theksojmë që në përbërjen e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, PDSH ishte e përfaqësuar vetëm me një këshilltar./Nistori/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Gusht, 2022 17:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.