Tetovë, brenda 24 orëve 2 raste të dhunës familjare!

Redaksia
By Redaksia 25 Janar, 2023 14:29

Tetovë, brenda 24 orëve 2 raste të dhunës familjare!

Brenda 24 orëve në Tetovë janë regjisruar dy2 raste të dhunës familjare. Në rastin e parë, tridhjetë e një vjeçarja nga Tetova, dje në orën 20:30 në SPB Tetovë ka raportuar se ish- bashkëshorti i saj me të cilin nuk kanë qenë të kurrorëzuar M.B. (42) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje po ashtu, rreth orës 14:25 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 38-vjeçarin
D.P. nga Tetova i cili një orë e gjysmë më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, se sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare dhe se e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Flaka

Redaksia
By Redaksia 25 Janar, 2023 14:29