Tetovë e Gostivar, Policia konstaton shumë parregullësi në komunikacionin urban!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 13:07

Tetovë e Gostivar, Policia konstaton shumë parregullësi në komunikacionin urban!

Dje 08.06.2023 në periudhën nga ora 07:00 deri në ora 12:00, në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion
kontrollues për sanksionimin e shkeljeve lidhur me përparësinë e kalimit.

Njëkohësisht janë sanksionuar 14 kundërvajtje (TE-12 dhe GV-2), shumica e të cilave për moslejim të kalimit mjetit që lëvizte në rrugë me të drejtë përparësie për 8 drejtues mjetesh (TE-6 dhe GV-2), ndërsa gjatë muajit të kaluar maj, për këtë shkelje janë konstatuar dhe sanksionuar 17 shkelje (TE-10 dhe GV-
7). Për të gjithë shkelësit janë përgaditur urdhërpagesat përkatëse.

Gjithashtu gjatë këtij aksioni kontrollues janë konstatuar edhe 10 shkelje të tjera (TE-9 dhe GV-1).

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme janë marrë masa dhe aktivitete për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, gjatë së cilës janë përpiluar 26 urdhërpagesa lidhur me këto kundërvajtje dhe me anë të shërbimit komunal të Merimangës janë ngritur 30 automjet të parkuara gabim dhe në mënyrë të paligjshme që pengonin qarkullimin normal.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë
rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të shmangin pasojat e rënda, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 13:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare