Tetovë-Gostivar, të aksidentuarit jashtë rrezikut për jetën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:26

Tetovë-Gostivar, të aksidentuarit jashtë rrezikut për jetën

Si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë, ku ishin të përfshira dy vetura, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve, pasagjer në moshën 71 vjeçare. Për shkak të lëndimeve të lehta të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, që të tre janë lëshuar për trajtim shtëpiak. Si pasojë e këtij aksidenti, autostrada ka qenë e bllokuar mbrëmë për rreth gjysmë ore, ndërsa qytetarët kanë shfrytëzuar rrugë tjetër alternative.

“Më 01.08.2022, në ora 20:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pas kryqëzimit të Kamnjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Mitsubishi” me targa të Tetovës e drejtuar nga I.A. (70) nga Tetova dhe “Renault – Megan”, me targa zvicerane drejtuar nga F.I. (18). Pas aksidentit, për lëndime janë ankuar dy vozitësit dhe pasagjeri nga vetura Mitsubishi D.O.(71) nga Tetova, të cilët janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, SPB TETOVË.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se po vazhdojnë aksionet e përforcuara të policisë në trafik, ku vetëm përmes të ashtuquajturit radari i natës, nga ora 22:00 e 1 gushtit deri në 2 pas mesnate, janë shqiptuar 131 sanksione për vozitje të shpejtë në të gjithë territorin e shtetit.

“Prej tyre, tetë makina kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Pas çka 98 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë nëpër vendbanime, ndërsa 33 jashtë vendbanimeve”, MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë poashtu se për shpejtësi më të madhe se e lejuara, në 24 orët e fundit, në territorin e Shkupit janë dënuar 31 persona nga gjithësej 147 sanksione të shqiptuara.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithësej 147 masa, mes të cilëve për shpejtësi më të madhe se e lejuara 31 sanksione, 24 masa për drejtim të automjetit pa leje për vozitje, 12 sanksione për shkelje që I bëjnë drejtuesit e motoçikletat. Janë shqiptuar 7 masa për përdorim të telefonit celularë, katër për makina të paregjistruara, gjashtë masa për shkeljen e shenjave të komunikacionit”, MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë thirrje që të gjithë pjesmarrësit në trafik të respektojnë rregullat, me qëllim sigurinë në trafik, ndërsa paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:26