Tetovë, hapet Klinika Juridike në UEJL. Kejt Mari Bërns: Vendi ka nevojë për profesionistë, bëhuni të tillë!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:24

Tetovë, hapet Klinika Juridike në UEJL. Kejt Mari Bërns: Vendi ka nevojë për profesionistë, bëhuni të tillë!

Në Universitetin e Evropës Juglindore u përurua Klinika Juridike në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë.

Kjo do t’ju mundësojë studentëve që dijen që marrin gjatë studimeve të mësojnë ta zbatojnë edhe në praktikë. Klinika ligjore, që u hap sot në UJEL, është e mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve. Ambasadorja, Meri Kejti Bërns, u dha një porosi të rinjve: Vendi ka nevojë për profesionalizëm në të gjitha sektorët, profesionalizohuni!

“Kjo është ajo që UEJL që nga viti 2001 ka bërë diferent dhe ne mbijetojmë për të qenë ndryshe. Pikërisht mbijetojmë pasi studentët tek ne duhet të paguajnë dhe ato paguajnë më shumë 15 herë mesatarisht se sa në universitetet publike dhe përsëri në programet që ne i zgjedhim ata kanë më shumë preferenca se sa diku falas të jetë. Nga praktika kjo të shndërrohet në një gjykimore konkrete, ku studentët do kenë të drejtë të shohin drejtpërdrejt, gjallë dhe në moment se si zhvillohet procesi mësimor”,- tha rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

“Vendi juaj ka nevojë për ju që t’i vendosni standardet e profesionalizmit, t’i sillni të gjitha vlerat dhe parimet në çfarëdolloj sektori ku do të jeni të kyçur. Kjo është shpresë për Maqedoninë e Veriut dhe është shpresa më e mirë për krijimin e partneritetit afatgjatë midis ShBA-ve dhe RMV-së”,- tha ambasadorja e ShBA-së në vend, Meri Kejt Bërns. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:24