Tetovë, i riu i mashtron dy pleq, ua merr 100 euro dhe nuk ua sjell drujntë

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 19:20

Tetovë, i riu i mashtron dy pleq, ua merr 100 euro dhe nuk ua sjell drujntë

Dje rreth orës 18 e 40 minuta, në stacionin policor Tetovë, 76-vjeçarja S.B. Nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16 e 30 minuta, deri sa ka qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë me bashkëshortin e saj 78-vjeëar me iniciale M.C. Ka ardhur një person i panjohur dhe ju ka ofruar dru për ngrohje me çmim të volitshëm.

Pasi që janë marrur veshtë për shitblerjen, i kanë paguar 100 euro depozitë të cilat i ka kërkuar personi, dhe sipas marrëveshjes personi është dasht ti sjell drunjtë, por nuk i ka sjellë dhe kanë kuptuar se kanë qenë të mashtruar.

Merren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 19:20