Tetovë, mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Desk
By Desk October 31, 2020 19:21

Tetovë, mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

370 garues nga tre kontinente morën pjesë në garën e dytë ndërkombëtare për kualitetin e mjaltit, shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” e realizuan në bashkëpunim me fakultetin e teknologjisë ushqimore të UT-së. Për degustimin e kualitetit të mjaltit, u ftuan 17 profesionistë të cilët, e kishin të vështirë të notojnë mjaltin.

Ne këtu bëjmë vlerësimin me organoleptikë të cilin e kemi vështirë ta bëjmë sepse kanë ardhur mjalti me cilësi shumë të lartë. Deri më tani asnjë mjaltë nuk kemi diskualifikuar si jo cilësore”-tha Zymer Bajraktiari, degustator nga Kosova.

Ne po i analizojmë duke i parë nga pastërtia, aroma, cilësia pra po e shikojmë me sy dhe e shijojmë”-pohoi Gzim Skermo, degustator.

Puna më e vështirë, i mbetet fakultetit të teknologjisë ushqimore, që në laborator duhet të kontrollojë cilësinë e përbërjes. Rezultatet e testimit dhe shpallja e fituesit do bëhen më datë 15 nëntor.

Ne si fakultet do bëjmë pjesën më të madhe të punës përmes analizave laboratorike duke përcaktuar gjitha vlerat ushqyese që ka mjalti”-tha Xhezair Idrizi, Dekan i fakultetit të teknologjisë ushqimore UT.

Degustatorët apelojnë që qytetarët të përdorin sa më shumë mjaltin, ndërsa tregojnë edhe për sasinë që duhet konsumuar.

Kryesisht të konsumohet në lukth të zbrazur dhe ta përdorni në këtë sasi brenda dite. Një gram për kilogram për të rritur nga mosha 12 vjeçe, e deri në moshën 12 vjeçe, dy gram për kilogram”-pohoi Zymer Bajraktiari degustator nga Kosova./Alsat

Desk
By Desk October 31, 2020 19:21