Tetovë, përkujtohet veprimtari Ali Vishko

Tetovë, përkujtohet veprimtari Ali Vishko

10 vjetori i ndarjes nga jeta të profesorit Ali Vishko, është kujtuar sot nga shoqata jo qeveritare “Nisma 68”.

Ali Vishko, është një veprimtar I cili ndër vite u harrua, edhe pse ishte me origjinë nga Struga, eshtrat e tij tashmë pushojnë në Tetovë, në teqenë Arabati baba. Sot u bë rirregulimi edhe i varrit të tij.

“Ne tetovarët jemi borxhli për profesor Vishkon, për mësuesin me plotë kuptimin e fjalës mësuesi I popullit. …Ne sot I dhamë formën një varri ku do të potencohet të dihet se kush pushon aty. Pra në këtë varr pushon një njeri shumë I madh, ne nuk guxojmë atë të harrojmë. Me këtë ne çlirohemi nga një turp, që nuk e meritojnë as Tetova as Tetovarët, e as shqiptarët në përgjithësi”, u shpreh Xhemil Daci nga SH.J.Q. “NISMA 68”.

“Ne në Strugë e quanim atë Rilindasi I fundit strugan.Ai ishte I qëndrimit se varrezat janë rojtarët e kulturës,tapit e autoktonisë të një populli dhe libër I historisë”, theksoi kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politike shqiptarë, Shpëtim Pollozhani.

“Në vazhdimësi jo vetëm ne si profesor të Universitetit të Tetovës, po edhe shoqatave të ndryshme ju takon që me vitet në vazhdim të kujdesen që profesor Ali Vishkos meriton një lapidar apo piedestal më të lartë”, u shpreh Isak Sherifi profesor në UT.

“Nisma 68”, që nga themelimi ka pasur si qëllim përkujtimin e të gjithë personalitetevedhe ngjarjet të rëndësishme kombëtare. Më 15 qershor, ajo do të mbajë edhe një konferencë shkencore në Tetovë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...