Tetovë, Policia kap në flagrancë 45 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 14:23

Tetovë, Policia kap në flagrancë 45 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar

Stacioni policor për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë, edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aktivitetet kontrolluese për rend më të madhë me parkimet në Tetovë, si dhe me kontrollin e shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendbanimeve, njofoton Flaka

“Në këto aktivitete, gjithsej janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksionuar 21 vetura të keqparkuara dhe 45 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar.  Krahas këtyre, gjithashtu janë zbuluar edhe 6 persona të cilët kanë drejtuar veturat e tyre, pa patentë shoferi”, njoftuan nga Policia

Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa adekuate. Flaka

Driton Zenku
By Driton Zenku October 17, 2019 14:23