Tetuta Arifi viziton brigadën e zjarrfikësve dhe ndanë 15 vendime pune

Tetuta Arifi viziton brigadën e zjarrfikësve dhe ndanë 15 vendime pune

Ashtu si çdo fundvit edhe sonte vizitova heronjte e qytetit tonë të Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Sot ishte një ditë e veçantë si për mua ashtu edhe për ata pasi kisha nderin dhe kënaqësinë të ndaj 15 vendime punësimi në kohë të pacaktuar për 15 zjarrëfikës-shpëtimtarë!

Brigada jonë kundër zjarrit është shembull i përkushtimit dhe sakrificës njerëzore si dhe menaxhimit të mirë dhe korrekt. Komnadanti i kësaj brigade Uka Aliti më prezantoi dekoratën e pranuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama cila u nda për NJKTZ- Tetovë për të çmuar dhe vlerësuar kontributin e njësisë tonë në misionin e kërkim shpëtimit pas tërmetit në Shqipëri!

Zjarrfikësit nuk i ruajnë dhe shpëtojnë vetëm shtëpitë tona, por ata janë edhe mbrojtësit e zemrave, kujtimeve dhe ëndërrave që ne kemi!

Ju uroj të gjithëve shumë shëndet dhe mbarësi në vitin që vjen!
Gëzuar!🎊

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Dhjetor, 2019 23:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA