Teuta Arifi: Po intervenojmë në deponinë Rusino me 4 automjete dhe 8 zjarrfikës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 11, 2019 00:43

Teuta Arifi: Po intervenojmë në deponinë Rusino me 4 automjete dhe 8 zjarrfikës

Sot pas paraqitjes së zjarrit në deponinë rajonale Rusino në Komunën e Gostivarit, Njësia Teritoriale Kundër zjarrit diku nga ora 15:00 me urgjencë i është përgjigjur situatës duke intervenuar me gjithsej 4 automjete për shuarje të zjarrit dhe 8 zjarrfikës-shpëtimtarë.

”Edhe për momentin ekipet e NJKTZ gjenden Rusino, bashkë me zjarrfikësit e Gostivarit dhe mehanizimin e disa kompanive private duke luftuar flakët në temperatura jashtëzakonisht të larta dhe tipike për këtë periudhë të vitit, fakt ky që plotësisht e vështirëson vetë shuarjen e zjarrit. Bëjmë apel deri tek te gjitha institucionet kompetente shtetërore që të intervenojnë me të gjitha kapacitetet që kanë në dispozicion, në mënyrë që t’i shmangemi një katastrofe të mundshme ekologjike, thuhet në njoftimin nga kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

NJKTZ Tetovë do të vazhdojë të qëndrojë në Rusino me të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore deri në normalizin të situatës dhe shuarje të plotë të zjarrit. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 11, 2019 00:43