Teuta tregon se me kë prej këngëtarëve ka raporte më të mira

Teuta tregon se me kë prej këngëtarëve ka raporte më të mira

Teuta Selimi jep detaje edhe për projektin e fundit.

Njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Teuta Selimi, ishte protagoniste e emisionit “21 Gradë” që transmetohet në Radiotelevizionin 21. Duke folur për raportet me miqtë dhe njëkohësisht kolegët e saj, ajo veçoi Ermal Fejzullahun, Shkurte Gashin, Sinan Vllasaliun, e shumë të tjerë.

“Kam mjaft kolegë që kemi muhabet të mirë dhe kënaqemi shumë dhe jemi kështu tamam pa dorëza. E kisha veçu Ermalin, për shkak se nuk e di, kur takohemi ia nisim muhabetit aty ku e kemi këput. Shkurten e kam mjaft shoqe të mirë, kemi punuar shumë vite bashkë. Sinan Vllasaliun, për të kam respekt të veçantë. Edhe plotë të tjerë. Axhën Sabri të cilin e dua shumë”, tha ajo. T

euta foli edhe për këngën e fundit “Paranoja”, me këngëtarin Milot Hasangjekaj, apo siç njihet artistikisht si Bigem, për të cilin u shpreh shumë e kënaqur. Kënga është realizuar nga Çekiç, transmeton rtv21.tv Selimi tha se gjatë verës nuk do të ketë ndonjë projekt tjetër nga ajo, deri në vjeshtë. Përveç anës profesionale, ajo foli edhe për jetën e saj private. Ajo ka vite që është martuar me Patriot Nezirin dhe kanë dy fëmijë. Patrioti është njëkohësisht edhe menaxheri i saj, që e shoqëron atë në çdo mbrëmje muzikore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA