Thaçi: Dëshirë e LSDM-së është qeveri pa BDI-në

Thaçi: Dëshirë e LSDM-së është qeveri pa BDI-në

Lideri i PDSH-së Menduh haçi sonte në emisionin “ClickPlus” në Tv 21, tha se dëshira e LSDM-së është qeveri pa BDI-në, përcjell FLAKA.

“Dëshira e LSDM-së është qeveri pa BDI-në”, tha Thaçi.

I pyetur se nga kush e ka këtë informacion, dhe nëse një gjë të tillë i ka thënë nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, Thaçi përgjigjet:

“Jo, me z.Zekiri nuk kam komunikuar asnjëherë”.

Ai më tej tha se Gashi, Kasami dhe Sela janë “fëmijët” e Ahmetit, pasi ato sipas tij, e kanë shpëtuar BDI-në në zgjedhjet e vitit 2016-të.

E i pyetur se kush është ai, Thaçi përgjigjet:

“Mua më thonë super baba i BDI-së”.

Ai tha se BDI do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, ndërsa për LSDM-në tha se ka më shumë mirëkuptim për të drejtat e shqiptarëve sa sa VMRO-DPMNE. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 22:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.