Thaçi komenton largimin e Azem Sadikut prej PDSH-së

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 14:22

Thaçi komenton largimin e Azem Sadikut prej PDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka folur me ton të butë jo tipik për të, duke komentuar largimin e kryetarit të Studeniçanit, Azem Sadiku prej PDSH-së dhe kalimin te Aleanca për Shqiptarët.

“Me rëndësi është se ne fituam atje, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, deklaroi Thaçi duke u përgjigjur ndaj akuzave të Sadikut, i ili tha se “Thaçi e shitur lirë”, shkruan Zhurnal.

Kryetari i PDSH-së para Kuvendit është shprehur i bindur se nuk do të ketë shumicë të re parlamentare. Sipas tij ‘deputetët e Besës janë deputetë të LSDM-së’, prandaj edhe mundësia për formim të shumicës së re nuk ekziston.

Siç dihet, PDSH sot ka pësuar një goditje të re, sepse kryetari I vetëm i komunës nga kjo parti, Azem Sadiku kaloi në ASH. Sadiku madje hedhi akuza të rënda ndaj kryetarit të partisë, Menduh Thaçi.

“Fillimisht ju them se unë deri në fund kam ndejtë në PDSH, isha kandidat i PDSH-së dhe i fitova zgjedhjet si kandidat i PDSH-së. Fatkeqësisht pas raundit të parë kur unë fitova bindshëm kundër kandidatit të BDi-së, lideri i PDSH-së më shiti shumë lirë, unë se kam çmimin aq. Dhe ata e kishin përgatit bashkë me BDI-në që vullnetin e popullit të Studeniçanit ta ndryshojnë. Por hasën në gozhdë edhe pse fuqimisht u angazhua komplet aparatura e shtetit, me qeveri, me polici, por edhe përkundër ata i rritën pak votta me përkrahjen e ASH-së dhe me mbështetjen e qytetarëve të Studeniçanit sërish i fitova zgjedhjet”, tha Sadiki.

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 14:22