Thaçi: Kosova ka nevojë për qeveri me mandat të plotë

Desk
By Desk April 15, 2020 20:08

Thaçi: Kosova ka nevojë për qeveri me mandat të plotë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe atë të BE-së në Kosovë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike dhe gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ai ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen që vendet e QUINT-it i kanë dhënë Kosovës në përballje me koronavirusin e ri.

Kreu i vendit tha se është biseduar edhe në lidhje me kërkesat që ia ka drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt politik fitues në zgjedhjet e vitit të kaluar, për ta propozuar kandidatin e ri për kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët kanë nevojë për një Qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të krijuara nga pandemia. Çdo hap që do ta ndërmarr si president i vendit do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Desk
By Desk April 15, 2020 20:08