Thaçi-Kurti në Gjykatë/ Presidenti mund ta çojë në Kushtetuese liderin e Vetëvendosjes

Thaçi-Kurti në Gjykatë/ Presidenti mund ta çojë në Kushtetuese liderin e Vetëvendosjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë ligjore në shërbim të funksionimit të institucioneve të reja, si dhe ato të lidhura me hapësirën kohore që ka partia e cila ka dalë e para nga zgjedhjet, për të propozuar emrin e të mandatuarit me formimin e qeverisë.

Mediat vendase citojnë burime të presidencës ta kenë bërë një pohim të tillë. Këto burime pretendojnë se janë të detyruar të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur detyrimin e tyre kushtetues. Vetëm disa orë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i kishte dërguar Thaçit një letër të gjatë, ku i kërkonte që kreu i shtetit të mos ushtrojë presion për krijimin e qeverisë së re.

Kurti i kujtonte Thaçit edhe përgjegjësitë ligjore që ka si president i vendit, e theksonte se në dokumentin themeltar të Kosovës, nuk flitet për afate kohore mbi dërgimin e propozimit për personin e mandatuar. Ndërkohë, edhe njohës të kushtetutës në vend mendojnë se presidenti, duhet të presë.

Takimi i Thaçit dhe Kurtit u zhvillua një javë më parë dhe gjatë këtyre ditëve, ata kanë pasur dy letërkëmbime me njëri tjetrin. Ndonëse zgjedhjet në Kosovë kanë përfunduar prej tre muajsh tashmë, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese nuk ka arritur ende të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëqeverisjes me LDK-në.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA