Thaçi le hapësirë për koalicione me parti më të vogla dhe asociacione

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Janar, 2020 15:08

Thaçi le hapësirë për koalicione me parti më të vogla dhe asociacione

“Është herët për të folor por ka mundësi për koalcion me parti më të vogla shqiptare dhe asociacione”, kjo është përgjigja e liderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi rreth pyetjes për koalcion me partitë e tjera, raporton Agjencia e lajmeve Flaka 

Thaçi prononcimin e bëri nga Sheshi Iliria, në qendër të Tetovës, ku u prezentua para opinionit ekipin e kualifikuar të PDSH-së që do të jenë të gatshëm t’i bartin dhe t’i ushtrojnë detyrat dhe obligimet si profesionistë në qeverinë e ardhshme.

“Këto javë dhe muaj, departamentet brenda partisë kanë punuar e shqyrtuar tema nga sektoret respektive. Ata kanë dalë me zgjidhjet e tyre prej nga ku edhe do të burojë platforma e PDSH-së për këto zgjedhje. Udhëheqësit e departamenteve patën rastin të prezentojnë komisionet dhe bartësit e tyre, tha Thaçi  i cili potencoi se me këta njerëz do të vijë “vera nga dera”, moto që PDSH do të tenton të fiton besimin e elektratit. Flaka
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 25 Janar, 2020 15:08