Thaçi-Mustafa, takimi i parë pas zgjedhjes së presidentit

Thaçi-Mustafa, takimi i parë pas zgjedhjes së presidentit

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa zhvilluan mëngjesin e së martës takimin e parë zyrtar.

Në një njoftim të shkurtër për shtyp, Presidenca njoftoi se Thaçi dhe Mustafa diskutuan për bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional për jetësimin e reformave dhe zhvillimin e vendit.

Dy partnerët e koalicionit qeverisës kanë premtuar përkushtim në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Thaçi u zgjodh president në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy partive më të mëdha të Kosovës në nëntor të vitit 2014.

Marrëveshja, në bazë të së cilës Isa Mustafa erdhi në krye të qeverisë, i dha fund krizës disamujore pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti në Kosovë.

Edhe pas zgjedhjes se Thaçit president, PDK ka konfirmuar qëndrimin e saj për vazhdimin e koalicionit qeveritar me LDK-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2016 07:23

REKLAMA

PARTNER