Thaçi: Në takimin me kryeminisrin ishin edhe nga BESA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:43

Thaçi: Në takimin me kryeminisrin ishin edhe nga BESA

Kryeministri Zaev po zhvillon një takim me partnerët e koalicionit përpara mocionit të votëbesimit të nesërm. Përveç përfaqësuesve të partive më të vogla, në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të BDI-së. Në këtë takim pritet që partnerët e koalicionit të merren vesh për strategjinë lidhur me seancën e nesërme parlamentare.

Ndërkaq, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se në takimin me kryeministrin Zaev ishin të pranishëm edhe deputetët e Lëvizjes BESA.

Thaçi shtoi se kryeministri do të vazhdojë me punën e tij dhe se shumica ka stabilitet.

“Kryeministri do të vazhdojë me punën e tij, ky është lajm shumë i mirë, edhe shumica ka një stabilitet. Sigurisht është autorizu kryeministri që të bisedojë edhe me grupime tjera edhe me deputet tjerë. Unë pres që shumë shpejt numri i deputetëve që e mbështesin këtë shumicë pro-europiane”, tha Thaçi.

https://www.facebook.com/watch/?v=219130797018829&t=0
Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:43
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.