Thaçi nga Gostivari: Të rinjtë nuk ndalen me lutje, ato ndalen vetëm me projekt ekonomik

Thaçi nga Gostivari: Të rinjtë nuk ndalen me lutje, ato ndalen vetëm me projekt ekonomik

Kryetari i PDSH  Menduh Thaçi mbrëmë vizitoi fshatrat Debresh, Llakavicë dhe Sërmnovë në Komunë e Gostivarit ku u prit  nga aktivistët e kësaj partie, njofton Gostivari Sot

Në këtë takimE Thaçi informoi qytetarët për garën e PDSH-së në zgjedhjet e prillit duke potencuar shembullin e Kanadasë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve tjera ku aplikohet demokracia konsensuale.

Kreu i PDSH-së shfaqi para banorëve të rajonit të Gostivarit efektin që do të ketë shtylla ekonomike e platformës së partisë në përmirësimin e jetës së njerëzve.


“Të rinjtë tanë nuk ndalen me lutje apo mallëngjim. Ato ndalen vetëm me projekt ekonomik. PDSH ka platformën e duhur për t’i zgjidhë këto probleme nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës si pasojë e investimeve të kapitalit të huaj në zonat shqiptare.”, tha Thaçi përcjell Gostivari Sot


Gjithashtu, kryetari i PDSH-së foli edhe për rëndësinë e këtij mekanizmi të vendimmarrjes dhe arsyet pse duhet të aplikohet e njejta në vendin tonë. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Shkurt, 2020 10:22

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.