Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të njohur në Ballkan, sot jemi në fund të pusit

Desk
By Desk March 2, 2020 19:51

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të njohur në Ballkan, sot jemi në fund të pusit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, në një intervistë për T7 ka folur rreth gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të njohur në Ballkan sa i përket anës ekonomike, ndërsa sot sipas tij “janë në fund të pusit”.
Thaçi tha se në vitin 2016 ka qenë situatë e rëndë kur shqiptarët e votuan LSDM-në.

“Kjo më e rënda që na ndodhi para 3 viteve, një sasi e konsiderueshme, jo shumë e madhe, por e konsiderueshme e shqiptarëve për herë të parë ndoshta në mënyrë më masovike, masive, votuan për një parti maqedonase në vitin 2016, dhe unë bisedoj tash çdo ditë me shqiptarët që kanë votuar për atë parti, pak më shumë me ata, se sa me ata që kanë votuar për partinë time dhe e shoh se ata këtë nuk e kanë bërë prej inatit, por janë 17 vite pushtet të Ali Ahmetit që nuk ka pasur asnjë zhvillim”.

“Ka pasur vetëm retorikë, folklor, romantikë, gjuha, flamuri kurse idarja e shqiptarëve është shkatërruar tërësisht. Po nisi, po të më lejosh me një fakt që e pranojnë gjeneratat e vjetra edhe ju nuk jeni bash gjeneratë e re, besoj ju kujtohet edhe juve se ne shqiptarët e Maqedonisë kemi qenë të njohur në Ballkan si më të fortit financiarisht, më të fuqishëm se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe sot jemi në fund të pusit, jemi në gjendje shumë të rëndë, dhe vërtetë kemi ardhur, në kohën e vitit 2016 në zgjedhjet e kaluara u krijua një opinion i tillë që, kjo politika, çështja kombëtare, flamuri, gjuha, këto vërtetë nuk kanë vlerë aspak nëse idarja e popullit shkatërrohet te ai popull që përfaqësohet”, tha mes tjerash Thaçi.

Desk
By Desk March 2, 2020 19:51