Thaçi: Shqiptarët kanë nevojë për PDSH-në

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 26, 2019 16:27

Thaçi: Shqiptarët kanë nevojë për PDSH-në

Në komunen e Tearcës, u mbajti kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së, në të cilën u zgjodh kryetari i degës dhe kryesia e re e kësaj dege. Kryetari i degës së PDSH-së në Tearcë, z.Ruhan Iljazi, pasi falenderoi anëtarët e deritanishëm të kryesisë së kësaj dege të PDSH-së, theksoi se bashkë me kryesine e re, do të intensifikojnë aktivitetet në takimet me qytetarët shqiptarë të këtyre vendbanimeve, me qëllim forcimin e partisë.

Punimet e kuvendit zgjedhor të degës së PDSH-së në Tearcë, i ndoqi edhe kryetari z.Menduh Thaçi , i cili, pasi uroi kryesinë e re të kësaj dege, ndër të tjera theksoi se, në takimin e lidereve, të thirrur para pak kohësh nga Presidenti, ka diskutuar vetëm kryetari i PDSH-së, i cili ka vënë në dukje se një format i tillë takimi, me dy liderë maqedonas e pesë shqiptarë, është i turpshëm dhe fyes.Thënë figurativisht ,vazhdoi z.Thaçi, nuk mund të zëvëndësohet “Coca-Cola” me “Pepsin”.

Forca e madhe e ndryshimit buron vetëm nga populli, i cili ka rrëzuar diktatura edhe më të rënda, prandaj, duke përfunduar paraqitjen e tij kryetari z.Thaçi nënvizoi se shqiptarët kanë nevojë për PDSH-në, sepse vetëm ajo ka potencial, dije dhe vision, për realizimin e objektivave të shqiptarëve të këtyre hapësirave.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 26, 2019 16:27