Thaçi vendos për formimin e qeverisë, kërkon nga Kurti të dërgojë mandatarin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 19:49

Thaçi vendos për formimin e qeverisë, kërkon nga Kurti të dërgojë mandatarin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar Albin Kurtit të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër të ri. Këtë e ka bërë përmes një letre dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Thaçi ka bërë të ditur se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës për formimin e qeverisë së re dhe se subjekti fitues i zgjedhjeve ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formua r Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit.

Gjithashtu, sot, përveç letrës ku i kërkon propozimin e kandidatit, Thaçi i ka shkruar edhe një letër Kurtit ku e falënderon për dy letrat që i ka dërguar dje.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 19:49