Thatësi e madhe, nuk ka reshje të shiut

Thatësi e madhe, nuk ka reshje të shiut

Ditët me diell po shtohen, temperaturat e larta po mbizotërojnë edhe në tetor, ndërsa ditë me shi nuk ka dhe ajo i mungon tokës që të jetë më pjellore. Këtë e thotë bujku Rakip Mehmedi nga fshati Luboten të Shkupit. Ai rrëfen se nga fëmijëria merret me përpunimin e arave dhe thotë nga viti në vit është shumë nxehtë. E takuam duke mbledh kunguj, thotë se janë piqur mirë. Kungulli më i madh ishte mbi 30 kg.

Në vitin 2017 janë dëmtuar tokat bujqësore mbi 50 milion euro  ndërsa në vitin 2016 ka pas dëm prej 30 milion eurove. Ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski thotë se kanë bë modernizim të stacioneve meteorologjike me qëllim që të parashikohet moti dhe në këtë mënyrë të mbrohen tokat e bujqve nga moti.

Temperatura më e lartë që është matur këtë vit është në Gjevgjeli mbi 37 gradë, ndërsa më e ulëta ka qenë -2 në Berovë. Sipas informacioneve numri i ditëve me rreshje është zvogëluar ndërsa numri i ditëve me diell është rritur. Aleksandra Stevkov punon 10 vite në entin hidrometorologjik. Ai rrëfen për rritjen e temperaturave dita ditës.

Nga enti për hidrometorologji thonë se shi duhet të presim në fund të këtij muaji. Është evidentuar se në 20 vitet e fundit temperaturat janë gjithnjë e më të larta. Prej vitit 2007 deri 2018 vetëm viti 2011 nuk numërohet si vit i nxehtë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 13, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA