The Rock: Më nuk do të përdorim armë të vërteta nëpër xhirime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:38

The Rock: Më nuk do të përdorim armë të vërteta nëpër xhirime

Aktori i Hollywoodit, Dwayne “The Rock” Johnson, tha se nuk do të përdorte më armë të vërteta në filmat e tij pasi shoku i tij, aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau një kinematografe në një film në New Mexico muajin e kaluar.

Halyna Hutchins u vra aksidentalisht më 21 tetor nga një plumb i lëshuar nga një armë skenike që Baldwin po e përdorte gjatë xhirimeve të filmit vestern, “Rust”, shkruan DailyMail.

Baldwin i ishte thënë nga një ndihmës-regjisor se arma ishte “e ftohtë”, një term industrial që do të thotë se është e sigurt për t’u përdorur.

Johnson, i cili ishte jashtë Los Angelesit për të ndjekur premierën botërore të filmit të tij të ri “Red Notice”, me kolegët Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, tha se kompania e tij e prodhimit të filmave, Seven Bucks Productions, “nuk do të përdorte më armë të vërteta në xhirime”.

“Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme që ndodhi. Unë e njoh Alec (Baldwin) për shumë e shumë vite. Ai është një shoku im dhe zemra ime është me familjet e të gjithë atyre që ishin të përfshirë”, tha ai.

“Unë nuk mund të flas për kompani të tjera produksioni, nuk mund të flas për studio të tjera, por ajo që mund t’ju them është se kjo ka krijuar një lente të re dhe një perspektivë të re se si mund të veprojmë duke ecur përpara”, tha Johnson për Reuters.

Foto: The Rock/Instagram

Ylli i “Fast & Furious” tha që tani e tutje kompania e tij e prodhimit do të përdorte armë të vërteta dhe se ata “do të kujdeseshin për këtë detaj në post-produksion dhe ne nuk do të shqetësohemi për dollarët”.

Të shtënat që shkaktuan vdekjen aksidentale në xhirimet e “Rust” kanë rindezur shqetësimin për përdorimin e armëve skenike dhe sigurinë në shesh-xhirimet e filmave. Baldwin konteston pretendimet se xhirimet e “Rust” ishin të pasigurta dhe kaotike.

Ndërkohë filmi i ri i The Rock, “Red Notice” i cili është pjesë e platformës Netflix, do të transmetohet nga 12 nëntori. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:38

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....