The Sun: Shfaqja e Kim Jong-un në inaugurimin e fabrikës, fasadë. Ja si qëndron e vërteta

Desk
By Desk May 7, 2020 22:37

The Sun: Shfaqja e Kim Jong-un në inaugurimin e fabrikës, fasadë. Ja si qëndron e vërteta

Koreja e Veriut raportohet se është gjendur në një panik rreth 48 orë, për të përgatitur ngjarjen që dëshmoi që Kim Jong-un ishte gjallë, sepse prej ditësh aludohej se ai mund të kishin ndërruar jetë.

Zyrtarët në Penian, thuhet se kanë përgatitur gjithçka në kohë rekord, në mënyrë që diktatori të inaugurojë hapjen e fabrikës së plehrave, megjithëse spekulohet se është ende e papërfunduar dhe jashtë funksionit. Kim nuk u pa në publik për plot 20 ditë, dhe thashethemet që ai mund të ketë ndërruar jetë po shtohen dita ditës. Megjithatë mediat e huaja publikuan pamje që ai mori pjesë në inagurim, por kjo gjë ende nuk është e verifikueshme, sepse Koreja e Veriut është një vend shumë i fshehtë, dhe vështirë se mund të dihet saktësisht çfarë mund të ketë ndodhur brenda kufijve të saj.

The Sun shkruan se punëtorëve në fabrikën e mbeturinave, u është thënë që të përgatisin një ceremoni inaugurimi, edhe pse fabrika ende nuk ka përfunduar. Gra, burra e fëmijë u mobilizuan për të mbjellë lule, pastruar rrugët dhe rregulluar ambientin përreth fabrikës. Punëtorët e ndërtimit thuhet se kanë punuar ditë e natë, për të përmirësuar pamjen strukturore të saj. Megjithatë fabrika dyshohet se është vetëm një fasadë për të “fshehur të vërtetën”, shkruan The Sun. Sepse fabrika sipas tyre është e papërfunduar dhe i mungojnë makineritë për të ricikluar lëndët e importuara.

“Askush në vend nuk e priste që ngjarja të përfshinte vetë Kim Jong-un. Të gjithë e dinim që ndërtimi i fabrikës nuk ka përfunduar”, u shpreh një burim.

Ndërkaq, edhe pse Koreja e Jugut insiton që Kim është mirë dhe po fshihet për t’u ruajtur nga pandemia e koronavirusit. Mungesa e tij në festën e ditëlindjes së gjyshit (gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë në të kaluarën) dhe daljet e pakta publike krahasuar me të një viti më parë, ka bërë që mediat të aludojnë mbi shëndetin e diktatorit. / TCH

Desk
By Desk May 7, 2020 22:37