Thellohet bashkëpunimi me Bullgarinë në mbrojtjen e mjedisit jetësor

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 13:50

Thellohet bashkëpunimi me Bullgarinë në mbrojtjen e mjedisit jetësor

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së ujërave. Sot në Sofje është nënshkruar Marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë në takim me ministrat resorë Sadulla Duraki dhe Neno Dimov.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informojnë se në takim janë shkëmbyer përvoja dhe arritje në fushat e mjedisit jetësor dhe janë shqyrtuar mundësitë për thellim në bashkëpunimin reciprok midis të dyja shteteve fqinje.

Të dy ministrat e potencuan gatishmërinë për t’i përforcuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore dhe ta thellojnë bashkëpunimin në drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së resurseve natyrore, por edhe në lehtësimin e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes, të dyja vendet tona e vërtetojnë marrëdhënien miqësore dhe janë shembull i shkëlqyer në rajon për bashkim dhe realizim të qëllimit të njëjtë – mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ujërave”, theksoi ministri Sadulla Duraki në fjalimin e tij. .

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 13:50