Thellohet bashkëpunimi ndërmje Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Linda Limani
By Linda Limani September 11, 2020 13:45

Thellohet bashkëpunimi  ndërmje Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Kryediplomati Bujar Osmani sot realizoi takim në kabinetin e tij me ambasadoren e  Malit të Zi, Marija Petroviq, njofton Agjencia e lajmeve FLAKA

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët, në veçanti në sferën e ekonomisë dhe turizmit, ka qenë bushti kryesor i bisedës mes tyre.  

“Me Malin e Zi, tradicionalisht ndërtojmë marrëdhënie të afërta dhe miqësore, diçka që e pamë në vepër përmes mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në NATO. Ambasadores Petroviq i premtova se si Ministër i Punëve të Jashtme do të vazhdoj me angazhimin për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët, në veçanti në sferën e ekonomisë dhe turizmit”, shkruan ministri i jashtëm, Bujar Osmani. 

Takimi me ambasadoren e Podgoricës vjen në suaza të takimeve të shumta që realizon Osmani pas marrjes së detyrës së re si drejtues i MPJ. FLAKA

Linda Limani
By Linda Limani September 11, 2020 13:45