Thellohet bilanci pas tërmetit në Turqi, 14 të vdekur, 300 të plagosur

Thellohet bilanci pas tërmetit në Turqi, 14 të vdekur, 300 të plagosur

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi. Mediat turke raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani thuhet se është 14, ndërsa 300 persona kanë mbetur të plagosur.

8 nga të vdekuri janë nga Elazig dhe 6 nga Malatya.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës riher goditi pjesën lindorë të Turqisë, ndërsa epiqendra ishte në Elazig.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.

Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Janar, 2020 21:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.