Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • “Thesari”, avokatët: Mijallkov i pafajshëm, nuk ka pasur kontakt me kompaninë “Finzi”

“Thesari”, avokatët: Mijallkov i pafajshëm, nuk ka pasur kontakt me kompaninë “Finzi”

Redaksia

Avokatët e të akuzuarve Sasho Mijalkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq kërkuan nga Gjykata që t’i lirojë në rastin “Thesari”, për furnizimin e pajisjeve të përgjimit. Në deklaratën e saj përfundimtare, mbrojtja theksoi se nuk ka prova që përfaqësuesit e ndërmarrjes “Finzi” nga Shkupi kanë qenë në Angli për të lidhur kontratë për furnizimin e sistemit të përgjimit për DSK-në. Kompania nga Britania e Madhe zgjodhi “Finzin” të jetë distributori i pajisjes në vend. Për më tepër, mbrojtja e Mijallkovit pretendon se pronari përfundimtar i ndërmarrjes “Finzi” në Amerikë është familja Kamçev, kurse Mijalkov nuk ka lidhje me të njëjtën.

Sasho Mijalkov nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim që përmban elemente krimi për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nuk ka asnjë provë që dëmtimi i buxhetit të Maqedonisë i mundësoi personit juridik” Finzi të përfitojë ndonjë leverdi pronësore – deklaroi Petar Vasilev- avokat.

Avokatët edhe një herë arritën në përfundimin se ish prokurorët e PSP-së nuk mund të përfaqësojnë aktakuzën.

Përfaqësuesit e aktakuzës që janë prokurorë në Prokurorinë e Shkupit nuk janë kompetentë për të përfaqësuar lëndën sepse i vetmi kompetent i vërtetë për të vepruar është prokurori publik nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit – tha Lupço Shvërgovski, avokat.

I akuzuari Toni Jakimovski tha se nuk është fajtor për ndihmën. Tregoi se çfarë ndodhi kur ishte në Speciale për herë të parë në vitin 2017.

Prokurorët u përpoqën të më imponojnë se duhet të jem dëshmitar dhe të dëshmoj kundër të akuzuarve aktual kurse pas refuzimit tim, më kërcënuan se në atë rast edhe unë do të akuzohesha – u shpreh Toni Jakimovski, i akuzuar.

Goran Grujevski, i cili u arratis në Greqi, gjithashtu gjykohet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit. Ai, së bashku me Mijallkovin dhe Stajkoviqin, akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare, ndërsa Jakimovski akuzohet për ndihmë. Sipas prokurorisë, furnizimi i pajisjeve të përgjimit përmes “Finzit”, dhe jo direkt përmes Ministrisë së Brendshme, i ka shkaktuar dëm buxhetit mbi 800 mijë euro./Alsat

Continue Reading

Previous: Nga e marta ora policore fillon nga ora 20:00
Next: Forumi Rinor i ASH-AAA-së djeg librin e sociologjisë

Të ngjashme

14-780x470 Tetovë, kritika të ashpra nga qytetarët për shënjimin e shtegut për biçikleta

Tetovë, kritika të ashpra nga qytetarët për shënjimin e shtegut për biçikleta

Redaksia
Dragi-Rashkovski-780x470 Rashkovski nuk ka pronë, gjithçka u ka transferuar fëmijëve të tij

Rashkovski nuk ka pronë, gjithçka u ka transferuar fëmijëve të tij

Redaksia
Dokiq_Pulmolog_1-780x470 Dokiç: Në rast se nuk paraqiten grupet në rrezik, plani i vaksinimit mund të ndryshojë

Dokiç: Në rast se nuk paraqiten grupet në rrezik, plani i vaksinimit mund të ndryshojë

Redaksia

TË FUNDIT

14-780x470 Tetovë, kritika të ashpra nga qytetarët për shënjimin e shtegut për biçikleta

Tetovë, kritika të ashpra nga qytetarët për shënjimin e shtegut për biçikleta

Dragi-Rashkovski-780x470 Rashkovski nuk ka pronë, gjithçka u ka transferuar fëmijëve të tij

Rashkovski nuk ka pronë, gjithçka u ka transferuar fëmijëve të tij

Dokiq_Pulmolog_1-780x470 Dokiç: Në rast se nuk paraqiten grupet në rrezik, plani i vaksinimit mund të ndryshojë

Dokiç: Në rast se nuk paraqiten grupet në rrezik, plani i vaksinimit mund të ndryshojë

Aleanca-Alternativa-780x470 Shtetësia, opozita shqiptare po përgatit tekstin e ligjit

Shtetësia, opozita shqiptare po përgatit tekstin e ligjit

gttttg VMRO-ja, padi për deputetët me skafandër, Xhaferi: Kam respektuar protokollin

VMRO-ja, padi për deputetët me skafandër, Xhaferi: Kam respektuar protokollin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.