Thinja e flokëve mund të tregojë një problem të madh shëndetësor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:55

Thinja e flokëve mund të tregojë një problem të madh shëndetësor

Ndërsa plakeni, flokët thinjen. Por një hulumtim i ri ka sugjeruar se thinja e flokëve mund të jetë një nga shenjat e vetme të një sëmundjeje vrasëse të heshtur. Kolesteroli i lartë zakonisht gjendet vetëm kur një person kryen disa analiza gjaku.

Kolesteroli i lartë rrit rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në trup dhe sulm në zemër. Por, sipas studiuesve në John Hopkins, kolesteroli i lartë ndikon në flokë. Pra thinja e tyre, mund të sinjalizojë rritjen e kolesterolit në gjak, raporton The Mirror.

Studiuesit nga John Hopkins kryen kërkime te minjtë dhe zbuluan efektet shkatërruese të një diete me kolesterol të lartë në flokë. Në studimin, i botuar në revistën shkencore “Nature”, theksohet se kolesteroli i lartë mund të shkaktojë humbjen e flokëve dhe thinjen e tyre.

“Gjetjet tona tregojnë se një dietë perëndimore shkakton rënie të flokëve dhe zbardhjen e flokëve te minjtë, dhe ne besojmë se një proces i ngjashëm ndodh tek burrat që humbasin flokët dhe përjetojnë thinjen e flokëve kur hanë një dietë të lartë me yndyrë dhe kolesterol”, shkruajnë studiuesit.

Rreziqet e kolesterolit të lartë

Sëmundjet e zemrës zhvillohen kur kolesteroli grumbullohet në arterie dhe bllokon qarkullimin e gjakut. Zakonisht shfaqet si anginë (dhimbje gjoksi) ose sulm në zemër.

Simptomat përfshijnë:

Dhimbje ose parehati në gjoks, krahë ose shpatull
Marramendje, dobësi, të përziera ose djersë të ftohta
Frymëmarrje e shkurtër

Faktorët që rrisin kolesterolin e lartë përfshijnë:

Pirja e tepërt
Pirja e duhanit
Inaktiviteti
Gjumi i pamjaftueshëm
Stresi
Një dietë e pasur me yndyra të ngopura

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:55