#thumbim | Kasami krenar: Më njihte edhe Ghetto Geasy

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 12:48

#thumbim | Kasami krenar: Më njihte edhe Ghetto Geasy

Rap artist shqiptar nga Kosova Getoar Selimi në festën e BDI në sheshin e Tetovës, tek sa këndonte lëshoi një batutë që pastaj u bë virale në rrjetet sociale. Duke kënduar këngët e tij, Ghetto Geasy tha: A ka Bilall këtu”, dhe batuta mori dhenë…

Sigurisht që Ghetto Geasy aludoi tek kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, pse jo, me porosi të ndonjë eksponenti të BDI.

Por, interesante bëhet situata pas festës. Të nesërmen, në takimin e parë me ekipin e tij, Kasami mësohet të ketë thënë dhe të jetë mburuar: E patë, Geotar Selimi më njihte mua, më përmedni te festa e ish partnerit të koalicionit në qeveri.

Edhe po të jetë kështu, nuk është diçka me pa besueshme, nga fakti që Bilall Kasami po ndërton raporte të mira miqësore me artistë të ndryshëm, siç ishte rasti me aristin turk Nexhati Shashmas [Necati Sasmaz] apo i njohur ndryshe me emrin artistik në filimin “Lugina e Ujqërve”, Polat Alemdar.

Për më tepër, pas popularizimit që ia bëri, Kasami ka menduar ta fton zyrtarisht në komunë dhe Geotar Selimit t’i ndanë mirënjohje me motivin për kontribut të veçantë në kulturën tetovare.

Dhe surpriza për Ghetto Geasy nuk mbaron këtu. Kasami planifikon që këngëtarin kosovar ta angazhon në Manifestimin tradicional Vera e Kulturës Tetovare që e filloi Teuta Arifi dhe do ta vazhdon edhe ai.

Ghetto Geasy do të ketë ofertë për të kënduar edhe në fushatën e ardhshme zgjedhore të Lëvizjes Besa.

Rubrika #thumbim është rubrikë e re në Agjencinë e lajmeve Flaka dhe ka kuptim satirik. Thumbim ka kuptimin e një dhembja a djegia që ndiejmë kur na thumbon një kandërr.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 12:48