#ThumbOn Kim Mehmeti: Çdo parti maqedonase dhe çdo stacion policor, i ka pasur dhe i ka shqiptarët e vet!

#ThumbOn Kim Mehmeti: Çdo parti maqedonase dhe çdo stacion policor, i ka pasur dhe i ka shqiptarët e vet!

Koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së maqedonase dhe partisë së Bilall Kasamit e ka komentuar edhe shkrimtari ynë Kim Mehmeti.

Sipas tij, pasi që BDI-ja e zhbëri parmin që qeverinë ta bëjnë partia fituese maqedonase me atë shqiptare, tani partive maqedonase u është hapur rruga që të veprojnë me “partitë” e tyre satelite shqiptare. Apo se ato tani do kenë grupet e veta shqiptare me vula partiake, e të cilët në të vërtet do jenë “aktivistë” të partive maqedonase.

Kim Mehmeti vlerëson se partitë maqedonase tani do e kenë edhe më të lehtë të veprojnë sipas parimit se më lirë të del të paguash shtrenjtë qindra shërbëtorë tu besnik shqiptarë, se sa tërë popullit t’ia japësh hisen që i takon.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 13:31

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.