#ThumbOn Sulejman Mehazi: Ne mendo se Ali Ahmeti s’di, ai me fitore bën kërdi

#ThumbOn Sulejman Mehazi: Ne mendo se Ali Ahmeti s’di, ai me fitore bën kërdi

Sulejman Mehazi

Për herë e çdo herë jo vetëm që e kemi kritikuar ashpër Ali Ahmetin, por edhe e kemi ofenduar e sharë me shprehje më të këqija të mundshme, por kot. Ne shkrihu e nervozohu për politikën e tij shterpe, ai këndon e fiton rradhazi në çdo zgjedhje parlamentare e lokale. Ne krekosemi e pallim si gomerë ndaj tij, ai rri heshtur e qeshur si mbretër. Ne kujto e mendo se Alia është i dobët e i paditur, ai me BDI-në në heshtje fito e gëzohu gjatë zgjedhjeve të njëpasnjëshme.

Ne kujto e mendo se partia e BDI-së është rëndë e korruptuar, në anën tjetër asnjëri prej ish-funksionarëve të Ali Ametit deri tani nga gjykata s’është i gjykuar e i dënuar. Partitë opozitare shqiptare, po edhe ato maqedonase që sa kohë mundohen me të gjitha forcat ta rrëzojnë nga froni qeveritar, e Ali Ahmeti me atë urtësinë e tij ndonëse naive, të heshtjes toleruese i çoi takëlla e teposhtëzë, barkazi në harresë, rradhazi e nga një: Cërvenkovskin, Lupçe Georgievskin, Vllado Buçkovskin, Abdurahman Halitin, Arbër Xhaferin, Menduh Thaçin, më keq ia bëri Gruevskit; sa për këto tri partitë e fundit të Zijadin Selës, Bilall Kasamit e Afrim Gashit që gjatë ketyre zgjedhjeve s’duan të bashkohen as që ia ndien e i llogaritë si konkurentë politikë.

Jo vetëm kaq, po Ali Ahmeti ju jep leksione edhe politikanëve dhe partive të Kosovës dhe Shqipërisë, është rekorder i fitoreve të njëpasnjëshme të BDI-së, me qeverisjen e tij afër njëzet vjeçare.
Shtojcë
– Ne kritiko, ai fito;
– Ne e kemi sharë e nënçmuar, ai me të qeshur na ka fituar:
– Ne mendo se s’di, ai me fitore bën kërdi/

Rubrika #ThumbOn nuk paraqet pikëpamje të politikave redaktuese të redaksisë sonë. Publikimet në këtë rubrikë janë pikëpamje individuale të autorëve, andaj, redaksia nuk mban përgjegjësi për përmbajten editoriale të shkrimeve të publikuara. REDAKSIA
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Shkurt, 2020 15:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.