“Ti”, kënga me plot ritëm e Alberita Prenit që pritet të godet fuqishëm (Video)

“Ti”, kënga me plot ritëm e Alberita Prenit që pritet të godet fuqishëm (Video)

Këngëtarja atraktive Alberita Preni sapo ka sjellë në tregun muzikorë një tjetër videoprojekt për këtë verë të nxehtë, të cilin e ka titulluar ‘Ti’.

Një këngë kjo e bukur e punuar mjeshtërisht nga bashkëpunëtorët të cilët i ka zgjedhur vet këngëtarja, e që i kanë finalizuar një super produksion.

Mbi këngën ajo ka bashkëpunuar me produksionin Volt media, muzika Cekicbeatz, teksi nga Lorik, video nga Pinkmoon dhe Make up e flokët “Glam Corner”, ndërkohë që Alberita vjen me shumë sharm dhe klas në projektin e ri, e që nuk do jetë i fundit.

Këngëtarja atraktive deri në fundvit planifikon të sjellë edhe shumë befasi për publikun shqiptarë.

Klipi i këngës “Ti” vjen sot dhe pritet të jetë goditës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Korrik, 2018 20:08

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.