Tifozët e Shkupit e ‘ndezin’ stadiumin e Prishtinës. Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit | VIDEO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Gusht, 2022 23:54

Tifozët e Shkupit e ‘ndezin’ stadiumin e Prishtinës. Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit | VIDEO

Një atmosferë e jashtë zakonshme mbretëruar në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku po ndeshen Ballkani dhe Shkupi.

Siguroi grupet e Conference League, Ballkani duartrokitet nga tifozët e Shkupit

Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit shqiptar të Shkupit.

Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar me rezultatin 1-0 edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë një nga momentet më të veçanta të kësaj mbrëmje ishte pas përfundimit të takimit.

Skuadra e Ballkanit është duartrokitur nga tifozeria e ekipit të Shkupit, të cilët festuan së bashku me tifozerinë e Suharekës kualifikimin për herë të parë të një skuadre shqiptare në grupet e Conference League.

Festë në Prishtinë. Ballkani, skuadra e parë shqiptare që shkon në grupet e Conference League

Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i Sedloskit mbeti në inferioritet në minutën e 2’ të lojës, kur Abdulla doli me të kuq dhe la të tijtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndonëse rastet “flisnin” për vendasit. U desh minuta e 69’ që Korenica të shfrytëzonte një pakujdesi në Naumovskit dhe të gjente rrugën drejt rrjetës.

Më pas në minutat në vijim Ballkani do të mbante në presion të vazhdueshëm Shkupin, megjithatë ky takim u mbyll me rezultatin 1-0.

Ballkani-Shkupi (1-0)

76’-Thaçi kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje nga distanca, vështirësohet situata për Shkupin.

69’-Goool! Korenica shfrytëzon daljen e Naumovskit nga porta dhe i dhuron golin Ballkanit.

52’-Thaçi shumë pranë golit, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja e Shkupit.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani-Shkupi.

40’-Ballkani i pafat, Krasniqi ka një rast shumë të mirë përpara portës, por ndalet nga Naumovski.

25’-Ballkani shumë pranë golit, por ndalet nga Naumovski.

02′-Abdulla merr karton të kuq, Shkupi mbetet me 10 lojtarë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Gusht, 2022 23:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.