Tiganj: RMV e meriton të fillojë bisedimet

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 12:19

Tiganj: RMV e meriton të fillojë bisedimet

Ambasadorja kroate në Maqedoni Nives Tiganj është optimiste se Këshilli i ministrave të BE-së do të japë dritën e gjelbër për të filluar negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në. Ekspertët vendas thonë se pritshmëroitë e tilla janë reale, por megjithatë,  nuk ka garanci për rekomandim pozitiv.

Mbështetjën e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në BE gjatë presidencës me Këshillin e Bashkimit Evropian e konfirmon edhe ambasadorja kroate në vendin tonë Niges Tiganj në një intervistë për radion Evropa e Lirë. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me Bashkimin dhe se Kroacia është fuqimisht e angazhuar për të arritur konsensus midis anëtarëve të shteteve anëtare me qëllim që vendimi i Këshillit të BE-së të jetë pozitiv, veçanërisht pasi Komisioni ka dhënë rekomandim pozitiv disa ditë më parë për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“E dimë se cili ishte vendimi në tetor të vitit të kaluar, dhe sigurisht që presim e besojmë në rezultat pozitiv të asaj që duhet të ndodhë në fund të këtij muaji. Ditën kur u botua raporti i Komisionit, Ministri kroat i punëve të jashtme dhe çështje evropiane, Grliç Radman ishte për vizitë pune në Tiranë dhe Shkup, ku e vërtetoi edhe një herë mbështetjen e fortë të Kroacisë për përparimin e mëtutjeshëm të dy vendeve në procesin e integrimit në BE. Pra ne si vend që kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian besojmë dhe jemi të vendosur fuqimisht për të arritur konsensus midis shteteve anëtare në mënyrë që vendimi i Këshillit të BE-së të jetë pozitiv”, thotë Tiganj në intervistën që do ta transmetojmë të dielën.

Pjesa më e madhe publikut në Maqedoni është në pritje të samitit në Zagreb, por ambasadorja Tiganj shton se në publik ka një perceptim të gabuar dhe se në këtë samit nuk duhet të pritet asnjë vendim për Maqedoninë. Ajo thekson se do të jetë shumë më e rëndësishme për ne do të jetë çka do të vendosë Këshilli i ministrave  në fund të muajit, ndërsa në Samit, ndër të tjera, do të shqyrtohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis shteteve anëtare përmes prizmit të narrativit të ri politik mbi politikën e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve fqinje.

Gjatë vizitës para do kohe ministrit kroat për punë tl jashtme Goran Grliq-Radman në Shkup, kolegu i tij maqedonas, Ministri Nikolla Dimitrov, tha se ishte i sigurt që Kroacia si kryesuese do të gjente mënyrë për të riformuar me sukses procesin e vendimmarrjes gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

Instituti për politikë evropiane thotë se nuk ka asnjë garanci që Këshilli i BE-së do t’i përgjigjet pozitivisht vendimit që Maqedonia të hapë negociatat, por duke gjykuar nga raporti dhe deklaratat pozitive nga më shumë shtete anëtare, pritshmëritë janë optimiste.

“Shpresojmë që në mars Këshilli të mbështesë propozimin për metodologji të re të zgjerimit dhe se do t’i japë Komisionit mandat për të hartuar kornizë për negociata që do të ishte hapi i parë për të kaluar në fazën e radhës. Por, ajo që është akoma e paqartë në këtë propozim është nëse shqyrtimi shpjegues që ka ndodhur në të kaluarën do të duhet të përsëritet për shkak të disa ndryshimeve në metodologji, siç është formimi i klasterëve (grupimeve) apo do të vazhdojë drejtpërdrejt me tjetrën fazë, e cila do të ishte një konferencë ndërqeveritare dhe shqyrtim (skrinim) bilateral”, deklaroi Stefan Ristovski nga Instituti për politika evropiane.

Sipas njohësve të çështjeve, me metodologjinë e re, qeveritë e vendeve kandidate do të vendosen gjendje të testimit të vazhdueshëm performancën e tyre, si dhe efektet e reformat në jetën reale, ndërsa qytetarët e vendeve kandidate do të kenë mundësinë në kohë reale të njohin progresin ose ngecjet eventuale të vendeve të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Vendimin për të mos të dhënë datë për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë Bashkimi Evropian e morri me kërkesë të disa vendeve anëtare, si për shembull Franca, për të rishqyrtuar procesin e zgjerimit dhe futje në përdorim të metodologjisë së re. Më vonë u miratua një dokument i tillë, ndërsa i njëjti parashikon që kapitujt të grupohen në disa të ashtuquajtur klasterë (grupe), procesi i negociatave mund të kthehet prapa nëse vendi shënon regres, si dhe vendet kandidate do ta kenë për obligim të zbatojnë reformat.

Ishte pikërisht dështimi për të marrë datë për negociata që i bëri liderët e partive më të mëdha në vend të bien dakord që më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 12:19